BE miraton 71 milionë euro për sigurinë ushqimore.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, mori pjesë sot në inssektimin e organizuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit, në laboratorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Durrës. “Sigurimi i Qëndrueshmërisë dhe Funksionalitetit të Zyrës Rajonale/Laboratorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Durrës”, financuar përmes projektit IPA 2010 – “Mbështetje për Infrastrukturën e Sigurisë Ushqimore” , ishte qëllimi i vizitës, me qëllim që të tregohet siguria e qëndrueshmërisë dhe përdorimit eficent të investimeve të BE-së. Ministri Panariti, Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho dhe Shefi i Zyrës Politike i Delegacionit të BE në Tiranë, Jan Rudolph, panë nga afër funksionimin e zyrave të Drejtorisë Rajonale të Aku-së në Durrës, si dhe laboratorin, të ngritura këto me financimin e BE-së, nëpërmjet projektit IPA 2010. Pasi u njohën nga Drejtori Rajonal i AKU-së, Altin Murto dhe specialistët me laboratorët, Ministri i Bujqësisë, Panariti deklaroi se situata e sigurisë ushqimore është në rritje dhe inspektorët e AKU-së janë në terren për të kontrolluar e monitoruar. “Falenderoj Bashkimin Europian për investimin e bërë në këtë laborator, por edhe të tjerë të tillë në qarqe të tjera. Jam i lumtur që krijuam një kapacitet të tillë laboratotik, që i shërben sigurisë ushqimore”, deklaroi Ministri i Bujqësisë. “Doja të thoja që kemi bërë një hap të madh në konsolidimin e sigurisë ushqimore, si kusht dhe për integrimin e vendit në BE. Kjo përqasje do të na garantojë më shume, si dhe na afron me BE-në. Po përmbushim dhe detyrimin tjeter ndaj konsumatorit, në lidhje me kafshët dhe produktet e tyre, mish apo prodhim qumështi. Artikujt do të kenë barkodin, ku në të do të jete dhe historiku i kafshës, fermës apo zonës nga vjen. Brenda vitit që vjen do të jetë konsoliduar sistemi”, vijoi më tej Panariti. Ndërsa Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho, e cila mori pjesë në këtë aktivitet, u shpreh se ky projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare për qytetin e Durrësit ka kushtuar 460 mijë euro dhe ka si qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët. “Siguria ushqimore është një detyrim që ne duhet t’ia ofrojmë qytetarëve shqiptarë , prandaj ky është një prioritet i Bashkimit Europian i cili ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë edhe me IPA 2016. Ky është një prioritet që ne duhet të përmbushim për të ecur më para me procesin e integrimit”, tha Xhixho. Më pas, Shefi i Zyrës Politike i Delegacionit Evropian në Tiranë, Jan Rudolph, duke folur për sigurinë ushqimore, “si rëndësi kritike për shëndetin e konsumatorëve”, tha :”Eshtë i nevojshëm një prezantim i tillë për të kuptuar, jo vetëm rëndësinë e këtij problemi, por edhe përse BE e mbështet Shqipërinë për përmirësimin e sistemit fitosanitarm veterinar dhe të sigurisë ushqimore”. BE ka miratuar 71 milionë euro për periudhën 2016-2020, nëpërmjet programit IPARD, për të mbështetur investime të reja në prodhimih dhe përpunimin e ushqimeve”, deklaroi Rudolph. Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ndërtuar godina dhe laboratorë modern në 9 qarqe të vendit nga BE nëpërmjet Projektit IPA, me një investim total prej 5 milionë eurosh.

Artikulli paraprakSHERR ME GRUSHTA NE PARLAMENTIN E UKRAINES
Artikulli tjetërSHPERTHEN NJE AUTOMJET I PARKUAR,DYSHOHET PER LENDE PLASESE