BE-ja ka përgëzuar autoritetet shqiptare për goditjet e kohëve të fundit ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pasi organet e drejtësisë kanë vendosur në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa agjencitë ligjzbatuese kanë shkatërruar bandën e trafikut të marijuanës së “Met Kananit”,

nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Bashkimi Evropian ka përgëzuar punën e bërë së fundmi nga institucionet publike të vendit tonë.

Pa i përmendur tekstualisht këto dy raste, BE-ja është mjaftuar që t’i përgëzojë autoritetet shqiptare për goditjet e kohëve të fundit ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reagimi i delegacionit të BE-së:Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,

që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Artikulli paraprakQËLLON ME THIKË NËNËN E FËMIJËS SË TIJ, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërME PARULLA PËR TAHIRIN, RAMA PRITET ME PROTESTA NË TORINO