Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, përmes një deklarate për shtyp para nisjes së seancës parlamentare, ka nënvizuar se kjo e enjte është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit”, thuhet në deklaratë. Në të nënvizohet se, BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi i procesit dhe janë në dakordësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. “Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, vijon deklarata.

Artikulli paraprakTRAJNIM ME GAZETARËT, “MEDIA DHE TË DREJTAT E FËMIJËVE”
Artikulli tjetërREFORMA NE DREJTESI, NIS SEANCA E KUVENDIT