Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV, këtë vit do të mbahet në “Radio City Music Hall” New York më datë 20 Gusht.

 

Në listën e kandidaturave, Bebe Rexha po vazhdon të korrë sukses. Këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare është vlersuar më dy çmime nga Radio Disney Mucis Awards. “Artistja më e mirë e re“ dhe “Kënga më e mirë country”, janë dy vlerësime shumë të rëndësishme, të cilat tregojnë suksesin Bebe Rexhës.

 

“ Im a mess” është kënga më e fundit e saj, në të cilën tregohen pjesë nga jeta e këngëtares.

 

Jennifer Lopez do të nderohet me cmimin “Vidio Vanguard Award”. Me lot në sy dhe plot emocion, këngëtarja dhe aktorja e njohur, i falenderoi organizatorët e MTV dhe fansat e saj.

 

Të shpërblehesh me çmimin për arritje jetësore është diçka shumë e rëndësishme, pasi tregon kontributin që një person ka dhënë në muzikë, film ose çdo gjë që ka ndikuar tek audienca. Beyonce, Rihanna, Justin Timberlake dhe Kanye West janë disa nga yjet që janë vlerësuar më parë me këtë çmim.

Artikulli paraprakGIGI HADID MENDON TË LËRË MODELINGUN
Artikulli tjetërVETTINGU, PROKURORI I APELIT TË SHKODRËS, ARBEN DOLLAPAJ DEL PARA KPK-së