ISH ZV MINISTRIA E MJEDISIT, REAGON NE RRJETET SOCIALE PAS SHKARKIMIT TË SAJ.Vetem dy dite pas shakrimit zyrtar te saj per mos pagesen energjise elektrike ne banesen e saj te dyte ne plazhin e Velipojes, ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale, ish zv ministria e Mjedisit Diana Bejko.

Ne kete postim theksohet se zonja Bejko, do te vijoje te sherbeje ndaj reformave te qeverise shqiptare per te rilindur vendim. Ne postimin e saj Bejko falenderon te gjithe miqte dhe koleget e saj per interesimin nderkohe qe ju ben me dije se ka mbeshtetur dhe do te vazhdoj te mbeshtes cdo nisëm të Qeverise Shqiptare që ka në themel forcimin e zbatimit të ligjit.Në gjithë periudhën e angazhimit tim në pozicionin e Zv. Ministres kam kontribouar me profesionalizëm dhe devotshmëri në përmbushjen e objektivave për një shtet ligjor dhe meritokraci. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj në ketë kauz sa të vështirë aq dhe të mundur duke investuar profesionalizmin, kohen dhe përkushtimin për arritje. Do vazhdoj të jem pjesë e shoqërise që kontribuon në progresin dhe zhvillimin e qëndrueshëm te vendit-perfundon mesazhi I zonjes Bejko, ne rrjetin social facebook.

Artikulli paraprak“VLLAZNIT ULTRAS” FESTOJNË 9 VJETORIN
Artikulli tjetërVUKSANI: NJË FADROMË NUK MJAFTON PËR SHALËN