Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit.

Sulltan Nevruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut.

Në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota.

Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Teqeja më e madhe ndodhet në SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë aty.

Çfarë simbolizon kjo festë?

“Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Ditë e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Në shekullin XX-të dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars

Artikulli paraprakSTAR TREND – 21.03.2019
Artikulli tjetërFUNDOSET TRAGETI, MË SHUMË SE 80 TË VDEKUR NË LUMIN TIGËR