Edhe pse uji është tërhequr plotësisht në rrugën që të çon në qendër të Njësisë Administrative Dajç. Akoma vijon të jetë e bllokuar rruga që të çon në fshatin Belaj, e cila është e aksesueshme vetëm për automjetet e larta të ushtrisë.

Banorët, për të lëvizur përdorin edhe mjetet lundruese, të cilat i kanë ndihmuar ndjeshëm në ditët e fundit. Në këtë fshat janë prishur të gjitha të mbjellat.

 

Përderisa, kryeplaku Gjon Frashi, shprehet se kanë ardhur ndihma për banorët, e megjithatë nuk janë plotësuar të gjitha nevojat.

Në Belaj dhjetra shtëpi vijojnë të jenë të rrethuara nga uji. Përderisa, banorët shprehen se e gjithë situata ka vështirësuar tej mase jetën e tyre. Kjo përmbytje, sipas tyre ka sjell dëme të mëdha.

Shpresa e tyre e vetme është në dëmshpërblim i mëvonshëm, edhe pse ata shprehen tejet mosbesues.