Belgjika ka marrë vendin e tretë në Botërorin e Rusisë, falë fitores me rezultatin 2-0 ndaj Anglisë. Sigurisht që ai eliminim ndaj Francës i ka dëshpëruar futbollistët e Martinez, që kërkonin finalen e madhe.

 

Skuadra e Roberto Martinez arriti që të fitonte 2-0 dhe të pozicionohej në vendin e tretë në këtë Botëror, duke marrë një vend nderi për garën e mirë që bëri deri në gjysmëfinale, atje ku u eliminua nga Franca me rezultatin 2-0. Kanë mjaftuar katër minuta lojë dhe tre pasime që të mposhtet portieri Pickford i Anglisë. Entuziazëm te belgët, të cilët në një moment të Botërorit ishin favorit pse jo edhe për ta fituar atë.

 

Megjithatë, ata u përballën me Anglinë, skuadër që e patën mundur 1-0 me gol të Adnan Januzajt në fazën në grupe. Në minutat e fundit të sfidës Eden Hazard me anë të një kundërsulmi përball portiert anglez nuk gaboi, duke e çuar rezultatin 2-0 dhe pse jo, “vulosi” fitoren për të “blinduar” vendin e tretë të kombëtares së tij në këtë Botëror.

 

Pika kryesore e belgëve në këtë turne, ishte padyshim futbollisti i Çelsit, Eden Hazard. Ai ka qenë i përfshirë në 7 gola të Kombëtares së tij në këtë turne, me 3 realizime dhe 4 asistime. Ky është një rekord i vendosur nga Hazard, pasi më parë të njëjtën gjë e ka bërë te Belgjika edhe Jan Ceulemans, në vitin 1966.