Autoritetet belge kane konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve te drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdore lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Për shtetasit shqiptarë me qëndrim më të gjatë, duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për t’u pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit.