Reshjet e shiut janë kthyer në problem të vazhdueshëm për banorët e fshatit Beltojë,të njësisë administrative Bërdicë. Prej më shumë se 30 vitesh, në këtë rrugë nuk janë bërë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës.

Janë më shumë se 20 familje që jetojnë në këtë lagje të fshatit Beltojë të cilëve kalimi në rugë u është kthyer në sfidën më të madhe të dimrit. Shiu që bie vërshon në të gjithë gjatësinë e rrugës, duke i dhënë pamjen e një përroi në mes të fshatit.

Jo pak herë, fëmijët janë detyruar të mos shkojnë në shkollë si pasojë e bllokimit të kësaj rrugë nga reshjet e shiut.

Në një situatë të tillë, disa banorë jashtë kameras shprehen se disa herë i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi por përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë pozitive.

Kjo rrugë ka probleme në të gjitha stinët. gjatë stinës së verës, qarkullimi në këtë rrugë bëhet i vështirë për shkak të prezencës së pluhurit. Në një situatë të tillë, banorëve të kësaj zone nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë se infrastruktura e kësaj rruge të përmirësohet para fushatës zgjedhore.

Artikulli paraprakSHKODËR, KISHA E DON BOSKOS AKTIVITET ME KORET
Artikulli tjetërHAJMEL, BANORËT ANKESA PËR ENERGJINË