Muzika te shqiptarët është shumë e popullarizuar dhe shumë e vjetër. Disa kanë kënduar me çifteli dhe sharki.

Por, ka edhe të atillë që bëjnë muzikë me gjethe. Blogeri i njohur Nas Daily i njohur për videot e tij të famshme 1-minutëshe ka vizituar Shqipërinë dhe ka mbetur i mahnitur.

Ai ka postuar disa video interesante nga Shqipëria, që tregojnë për zakonet e vendit tonë, mes tyre për besën, harmoninë fetare, burrneshat, etj.

Këtë të enjte ai publikoi videon e një shqiptari, që ruan një traditë të vjetër: ai bën muzikë me gjethe.

“A mund të krijoni muzikë nga kjo? Njeriu që shihni afër meje, është një nga të rrallët, që e bën këtë. Në zonat e largëta të Shqipërisë është një familje që përmes gjetheve krijon muzikë.

Ata mund ta luajnë Michael Jackson-in, mund të bëhen zogj, ose policë. Për qindra vjet, kjo është familja e vetme në Shqipëri që mund ta bëjë këtë.

Unë u mësova nga gjyshi im. Çdo ditë kur shohim pemë me miliona gjethe, nuk mendojmë asgjë për to. Por kjo familje në një fshat e rrethuar nga natyra, po i kthejnë gjesendet që i rrethojnë në miliarda instrumente muzikore“, shkruan Nas ne videon e postuar ne rrjetin social Facebook.

Artikulli paraprakGUR I ZI, FIRMA E RRUGËS HEDH MBETJET NË PËRRUA
Artikulli tjetërLIKA: SHËN KOLLI EKIP I FORTË POR KËRKOJMË FITOREN