Një aksident me një të plagosur është regjistruar rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Një makinë ka dalë nga rruga në Kodër Kamzës, ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ ka pësuar dëmtime.

Sipas dëshmitarëve transportimi në spital i të plagosurit është bërë nga kalimtarët, pasi ambulanca dhe policia kanë ardhur në vendin e ngjarjes me rreth një orë vonesë.