Një mjet tip “Benz” ka marrë flakë në lëvizje rreth orës 14:15, në rrugën “Arkitekt Kasemi”. Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si A. D., nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka filluar të kryejë veprimet e nevojshme për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i policisë:Tiranë,Informacion Paraprak

Më datë 03.09.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, ka marrë flakë në lëvizje, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakGREKUT I GJENDET KANABIS NË TRUP, ARRESTOHET BASHKË ME SHQIPTARIN
Artikulli tjetërVIDHNIN SKAFE NË KORFUZ, PRANGA 4 TË RINJVE SHQIPTARE