Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën Berat-Urë Vajgurore. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:45 pranë vendit të quajtur Kryqëzimi i Lapardhasë.

Policia thotë se “shtetasi A.H, banues në Ura Vajgurore duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrrollin dhe është përplasur me një mjet tip Audi me targa Kosova”.

Për pasojë mjeti tip Benz ka devijuar dhe ka rënë në kanal dhe drejtuesi A.H u plagos dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakDY TË DEHUR SHKATËRROJNË KOMISARIATIN E POLICISË
Artikulli tjetër1.3 TON KANABIS , PROKURORIA DËRGON NË GJYKATË 5 TË PANDEHURIT