Të gjithë e kërkojnë dhe të gjithë e duan sepse eksperiencën e tij 95-vjeçare nuk e ka askush. Bëhet fjalë për berberin Anthony Mancinelli, i cili jeton në New York, 107 vjeç dhe nuk e ka në plan në dalë në pension.

“Unë kam lindur në Itali, afër Napolit. Kam nisur të punën si berber këtu në Amerikë kur isha vetëm 12 vjeç dhe që atëherë nuk më mungojnë asnjëherë klientët”- ka thënë 107-vjeçari.

Anthony ka një dyqan që quhet “Fantastic Cuts” dhe është 100 kilometra larg New York-ut. Në vitin 2007, 107-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve, Guinness.

Ai nuk ka pirë asnjëherë alkool e cigare dhe tregon se ha gjithçka. Kur është pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së tij ai është përgjigjur se është Zoti lart.

Ai i jep vetë makinës, nuk ka nevojë për syza, gatuan vetë dhe shikon televizor, ndërsa ëshët tifoz i madh i wrestling.

Artikulli paraprak“NGJALLET” DETI I VDEKUR, DEL PROFECIA BIBLIKE
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, LOJTARËT BOJKOTOJNË STËRVITJEN