Në njësinë administrative Bërdicë bashkia e shkodrës është duke realizuar disa investime të rëndësishme në infrastructure.

Aktualisht, po punohet paralelisht në tre rrugë shumë të rëndësishme dhe në zona të ndryshme të kësaj njësie administrative.Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka inspektuar punimet në “Rrugën e Palokajve”, një rrugë me densitet mjaft të lartë banorësh.

Projekti me vlërë 66 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, parashikon 1250 m2 asfatlim, bordura anësore, vepra të ndryshme arti si riparim urash dhe kanale kullimi si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.