Tre segmente rrugore në njësinë administrative Bërdicë do ti nënshtrohen rikonstruksionit. Behet fjale për rrugën “Malsorët e Mullinit” në fshatin Trush prej 900m e cila është në tenderim,

“Gjergj Jakini” në Bërdicë të Sipërme prej 700m dhe rruga “Palokaj” në Bërdicë të Madhe prej 500m . Këto behen të ditura nga Administrator I kësaj njësie Aleksander Pashuku.

Gjthashtu do të ndërhyhet në pastrimin e 16 km kanale kulluese të dyta dhe të treta në zonën e Trushit .

Ndërhyrjet në infrastrukturë janë prioritare në këtë njësi. Pastimi I kanaleve kulluese në Trush është është mjaft e nevojshme pasi kjo zonë është më e riskuara në këtë njësi nga përmbytjet.