“Bërdica ju fton”, ishte kryefjala e panairit të artizanatit dhe i produkteve agro-bujqësore i organizuar paraditen e së Premtes në ambjentet e shkollës së mesme “Frederik Gjoni” të njësisë administrative Bërdicë.

Ky është panairi i parë i këtij lloji në këtë zonë të cilin organizatorët kanë menduar që ta kthejnë në traditë.

Në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se qëllimi i këtij eventi është që të promovojmë traditen familjare , ndërkohë edhe njohjen e banorëve me historinë e Bërdicës.

Ndërkohë numri një i bashkisë Shkodër tha se Bërdica ka qënë dhe vazhdon të mbetet hambari i ekonomisë bujqësore, pavarësisht sfidës me përmbytjet që përballen cdo vit fermerët.Aktivitetin e ka përshëndetur edhe administratori i njësisë Bërdicë .

Gjatë këtij aktiviteti u organizua edhe një koncert me këngë dhe valle nga grupi folkloric i zonës. Më vonë pjesmarrësit pasi shijuan nga afër produktet e prezantuara bënë një vizitë në atraksionet natyrore dhe të trashëgimisë kulturore sic është kalaja e Bërdicës.