Në njësinë Administrative Bërdicë banorët thonë se qysh në vitin 1964 nuk është investuar në rrjetin e energjisë elektrike i cili është tejet i amortizuar. Rrezikshmëria që këta tela e bashkë me to edhe shtyllat përbëjnë një rrrezik mjaft të lartë për kalimtarët.

Banorët i kërkojnë OSHEE që të ndërhyjë sa më parë pasi situata është e papranueshme. Fare lehte këta tela mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi duke u bërë shkak i rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish.

Telat e korentit të arritshëm nga kushdo dhe amortizimi i tyre, po bën që këta banorë të jetojnë me rrezikun cdo ditë. Disa herë ata i kanë bërë thirrje institucioneve të ndryshme përmes shkresave zyrtare apo kronikave në media që të ndërhyhet në këtë zonë por deri më tani, asgjë nuk ka ndryshuar

Artikulli paraprakMALI ZI, ABAZOVIÇ: SHQIPTARËT MË MIRË ME QEVERINË E RE
Artikulli tjetërHUMB JETËN NË VELIPOJË PUSHUESI NGA KOSOVA, PËSOI INFARKT SA HYRI NË DET