Në njësinë Administrative Bërdicë banorët thonë se qysh në vitin 1964 nuk është investuar në rrjetin e energjisë elektrike i cili është tejet i amortizuar. Rrezikshmëria që këta tela e bashkë me to edhe shtyllat përbëjnë një rrrezik mjaft të lartë për kalimtarët .

Pak ditë më parë era e fortë që përfshiu Shkodrën ka shkaktuar probleme të mëdha në këtë rrjet gjë që ka detyruar banorët të mbesin për dy ditë në errësirë

Banorët i kërkojnë OSHEE që të ndërhyjë sa më parë pasi situata është e papranueshmeFare lehte këta tela mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi duke u bërë shkak i rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish.

Telat e korentit të arritshëm nga kushdo dhe amortizimi i tyre, po bën që këta banorë të jetojnë me rrezikun cdo ditë.