Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi policinë se fshehu rastin e përdhunimit të nxënëses në Kavajë. Ai tha se SHISH kishte njoftuar kryeministrin dhe ministrat, por ata e fshehën si në rastin e djalit të deputetit socialist Rraja. “Sot kemi para jush shumicën e përdhunuesve.

Policia u njoftua, por ishte në anën e përdhunuesve dhe fshehu krimin, SHISH njoftoi, kryeministrin dhe ministrat. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, vasalët heshtën, fshehën krimin.

Këta përdhunues bënë atë që bënë me djalin e deputetit të tyre, të njëjtin skenar. Çfarë morali kanë dalë që të dalin para jush para qytetarë, është dita juaj pra, nëse nuk ktheheni nuk do të keni kurrë fëmijët të sigurt në shkolla” tha Berisha.

Ndersa Ministri i Brendshem Sander Lleshaj tha se policia ka vepruar para se te postohej statusi ne rrjetet sociale.

PUBLICITET