Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e ekstremistit grek, 35-vjeçarit Konstantinos Kacifau në fshatin Bularat. Ish-kryeministri mbështet vrasjen nga ana e policisë, duke theksuar si kanë të drejta të plota ligjore për të neutralizuar viktimën.

“Te dashur miq, dje një banor i Bularatit, anëtar në forcat e armatosura të Greqise ka hapur zjarr për motive ekstremiste edhe ndaj policisë. Natyrisht në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit.

Kur them të neutralizoje nënkuptoj me këtë dorëzimin e kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjësimin e tij kur dy të parat janë ta pamundura”, shkruan Berisha.
Berisha shkruan se pavarëisht aktit të dënueshëm, ai i shpreh ngushëllime familjes së viktimës. Ish kryeministri kërkon nga të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të mos ta përdorin ngjarjen për qëllime politike.

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha
Deklarate per ngjarjen në Bularat!

Të dashur miq, dje një banor i Bularatit, anëtar në forcat e armatosura të Greqisë ka hapur zjarr për motive ekstremiste edhe ndaj policisë. Natyrisht në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit.

Kur them të neutralizojë nënkuptoj me ketë dorëzimin e kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe së fundi edhe asgjesimin e tij kur dy të parat janë ta pamundura.

Pavarësisht aktit të dënueshem që vuri në rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerëzore familjes së viktimës. Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athines por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qellime politike. Konsideroj të nevojshme një hetim të plotë dhe transparent të kësaj ngjarje.

Me këtë rast bëj thirrje për nderprejen e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i sherbejnë as të vertetës dhe as bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona!