Berisha reagon për ftesën e Ramës dhe kujton një personazh të Remarkut

Duke reaguar pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog me liderin e opozitës, Basha, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkon kreu të qeverisë që të heqë çdo kusht dhe t’i përgjigjet thirrjes së opozitës dhe aleatit të tij qeverisës për të zgjidhur krizën politike në vend. Berisha kujton se në vitin 2007, zgjedhjet u shtynë me tre muaj me kërkesë të Ramës vetëm për shkak të certifikatave. Reagimi i plotë i Berishës: Rama si një personazh i Remarkut! Të dashur miq, ndaj kërkesës se kreut të opozitës Lulzim Basha per dialog pa kushte, Rama përdor për bllokim kushtet dhe si mburojë kushtetutën. Mirëpo për Edvinin, libri themelor i shtetit një herë quhet Kushtetutë e herën tjetër prostitute! Kështu, ne vitin 2007 kur ai kërkoi shtyrjen, dhe zgjedhjet u shtynë tre muaj vetëm për certifikatën e gjendjes civile për zgjedhësin, e cila në Tiranë dhe 70% te vendit lëshohej nga bashkitë socialiste, ajo nuk ishte Kushtetutë por ishte thjesht prostitutë! Kurse tani qe Rama ka mbushur vendin me drogë, banda, krim dhe qe opozita kerkon qeveri teknike dhe shtyrje te zgjedhjeve per te patur zgjedhje te lira, Rama mbron karrigen e tij duke thënë se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur nuk ishte Kushtetuta që lejoj shtytjen e zgjedhjeve ne vitin 2007 apo sikur ajo lejon mbushjen e vendit me droge dhe krim, te lidhur direkt me Edvinin. Kësaj i thonë: karrigia e para! Ne veprat e Remarkut është një personazh ne një spital psikiatrik, i cili për shkak te sëmundjes, ne varësi nga hëna ndërronte emrin kur i shkonte e dashura për vizitë, njëherë e priste si Albert e herën tjetër si Robert! Me këtë rast i bej thirrje Edi Ramës të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve te opozitës por edhe te aleatit ne qeverisje te tij, mos te bllokoje por te nise menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit!

Artikulli paraprakNDALOHET NË ITALI, BALLIST MORINA
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK, GRUAJA E PLAGOSUR VDES NË SPITAL