Ish-kryeministri Sali Berisha është padyshim një ndër politikanët më me ndikim në politikën shqiptare. Pavarësisht se u dorëhoq nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Berisha nuk ka hequr dorë nga partia e tij dhe vazhdon të jetë deputet edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD humbi si kurrë më parë.

Tashmë jemi të njohur me jetën e tij politike, por jo dhe aq shumë me jetën e tij private, fëmijët, martesën dhe njohjen me gruan e tij, Lilin. “Lili është një natyrë e përmbajtur, e qetë. E kisha të vështirë t’i afrohesha Lilit në fillim… Po, afrimi relativisht ishte i vështirë, megjithatë fitorja nuk matet me vështirësitë”-shprehej Berisha, shkruan albeu.com. “Padyshim që pas nënës, Lili është njeriu që i detyrohem më shumë në tokë. Dhe para këtij viti, njeriu që unë i kam marrë miratimin ishin fëmijët.

Natyrisht, ndaj meje mund të mbaheshin qëndrime dhe pasi e pa që për mua ishte më mirë, ndihesha më mirë që të ndiqja rrugën që kisha vendosur, ajo më ka mbështetur plotësisht. Ka qenë plotësisht dakord. Ne, edhe si mjekë, po të marrësh jetën tonë familjare, nuk kemi pasur një jetë të plotë familjare kur kemi qenë mjekë e kur u bëmë zyrtarë, në kuptimin që, ishim shumë të zënë.

Ajo me fëmijët, unë me punë, por në një harmoni absolute dhe respekt për punën që bënim. Kjo ndodhi pastaj edhe në Lëvizje.

Lili u bashkëngjit sapo filloi Lëvizja, duke mos më thënë kurrë në jetën e saj se “kjo mund të ketë këtë rrezik, apo atë rrezik”-përfundoi Berisha për bashkëshorten e tij.

Artikulli paraprak“BLLOKOHET” FACEBOOK-U, ALARMOHEN PËRDORUESIT E RRJETIT NË GJITHË BOTËN
Artikulli tjetërFEMRA MË E BUKUR NË BOTË ËSHTË SHQIPTARE