Në takim u diskutua gjerësisht për reformën në drejtësi.

Ambasadori amerikan Donald Lu i shoqëruar dhe nga shefi i OPDAT, Jon Simbert, i dorëzuan sot ish-kryeministrit Sali Berisha dokumentin e opinionit të Komisionit të Venecias të datës 26 shkurt 2016.  Berisha theksoi se në bindjen e tij, dokumenti i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe kompletuar reformën në drejtësi. Berisha shprehu mendimin se është me shumë rëndësi që të fillohet, pa humbur kohë, me krijimin, sipas rekomandimeve të Venecias, të njësisë antikorrupsion, pasi sipas tij Komisioni Venecias ka folur qartë se kjo njësi nuk mund të ndërtohet siç dëshironte Edi Rama, por sipas parimeve të hetimit të pavarur. Në takim u diskutua mbi zhvillimet në Parlament. Zoti Berisha u shpreh se, nëse disa muaj më parë kishte shprehur mundësinë e dorëzimit të mandatit, kjo ishte një mundësi hipotetike, por në kushtet e krijuara, me sjelljen nga Rama të Prengës në Parlament, ai e gjen shumë të vështirë pranimin e një parlamenti të tillë, të përgjakur. Në këtë kontekst, zoti Berisha theksoi se qëndrimi i Ramës pas vizitës së Sekretarit Kerry, në të cilën ai lavdëroi forcat politike në Shqipëri për ligjin e dekriminalizimit, është i papranueshëm. “Shfaqja, të nesërmen, e Ramës me Rroshin, dërgimi i ministrit tek Bushi dhe kthimi i Prengës në Parlament, janë të gjitha mesazhe të besnikërisë së Ramës ndaj kriminelëve dhe krimit, dhe kjo e bën vendin shumë të pasigurtë” mësohet të ketë thënë Berisha. Po kështu, Berisha theksoi se kjo qeveri ka zhdukur ligjin e konfliktit të interesit dhe sot pasuritë publike po rrëmbehen me shpejtësi të madhe nga vëllezërit, fëmijët, baballarët e Ramës, Ministrave të tij dhe qeveritarëve të tjerë. Ai u shpreh se kjo përbën një problem madhor për vendin ndaj dhe theksoi se është emergjente çdo plotësim ligjor i nevojshëm për të mbrojtur pasuritë publike të vendit.

 / Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHOQATA E BASHKIVE, NË SIMPOZIUMIN E FORCIMIT TË KAPACITETEVE NË GRAZ
Artikulli tjetërGJERMANI, 130.000 EMIGRANTË TË ZHDUKUR