“Të gjithë të përgjuar.”

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi emrat e 375 personave që janë përgjuar sipas tij prej 6 muajsh nga pajisja e paligjshme e vendosur në Policinë e Shtetit. Lista e “viktimave” të përgjimit përmban Presidentin, kryetarin e PD-së, kreun e Kuvendit, kreu e Gjykatës Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm dhe një sërë personalitetesh të tjera shtetërore. Për këto përgjime, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama. Ish kryeministri thotë në postimin e tij e në listë janë edhe emrat ambasadorëve të rëndësishëm në Tiranë. Reagimi i plotë i Berishës: Ja disa nga personalitetet shteterore dhe politike nga lista e 375 te pergjuarve nga institucionet shteterore, partite politike, biznesi, media dhe bota artistike te pergjuar prej 6 muajsh ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten nga manjaku Edvin Shullazi! Presidenti i Republikes, Bujar Nishani Sekretari i pergjithshem i presidences, Florian Nuri Kryetari i parlamentit, Ilir Meta Kryetari i PD, Lulzim Basha Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dede Kryetari Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti Kryetari i Bashkise, Erion Veliaj Drejtori i Sherbimit informativ shteteror, Visho Ajazi Kryetari i Komisionit te Kontrollit te Shtetit, Bujar Leskaj Avokati i Popullit, Igli Totozani Guvernatori i Bankes se Shtetit, Sejko Anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte Kryetari i Gjykates se Apelit per Tiranen, Alaudin Malaj dhe me vone Hysni Demiri Kryeyari i Gjykates Administrative, Kastriot Selita Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, Kryatri i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Shpetim Idrizi Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu Kryetri i Partise Agrare, Agron Duka Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi Deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj. Burimet dixhitale bejne me dije se ne listen e te pergjuarve jane ambasadoret e vendeve te medha perendimore dhe shefat e sherbimeve perendimore, shefat e misioneve te institucioneve nderkombetare te akredituar ne Tirane. Ne listen e te pergjuarve ka pronare e drejtues te mediave elektronike dhe te shkruara, portaleve dhe blogjeve kundershtare apo kritike te qeverise. Lista e te pergjuarve nga Edvin Rama, me alternim arrin ne 375 persona vendas dhe te huaj. Ky eshte nje akt antikushtetues dhe antiligjor e banditesk i vertet dhe nje krim i shemtuar, te cilin organizata kriminale qe e ka realizuar perpiqet ta ndaj me interforcen italiane. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te vendose para ligjit kriminelin ne krye te policise, Çako, per krimin e tij te rende e antkushtetues, te vertetoje akuzat qe ky ka leshuar per te ndare krimin e tij drejt Interforsces italiane, e cila ne asnje rrethane nuk mund te jete e implikuar ne nje veprimtari te tille antikushtetuese dhe ne shkelje flagrante te marreveshjes ndershteterore. Por ne rast se ekzistojne dyshimet me te vogla te implikimt te Interforces, qe me sa duket Çako si te tille njef ndonje bolino, te ndermarre hetime te perbashketa energjike me prokurorine italiane per te nxjerre te verteten ne shesh. I bej thirrje Persidentit te Republikes te informoje shqiptaret per te verteten e kesaj afere kriminale antikushtetuese te organizates kriminale qeveritare te Edvin Shullazit!

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPUNËSIMI NË MALESI TË MADHE, FAZA E DYTË E REGJISTRIMIT TË PUNËKËRKUESVE
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË GRUP SHQIPTARËSH NË GREQI