Pasi opozita la sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha përforcoi denoncimin e kryeopozitarit Basha në sallë se policia i është vënë pas dëshmitarit X që shfaqet në video-përgjimin e publikuar nga PD.

Berisha shpërtheu në akuza ndaj Ramës dhe deklaroi se zgjidhja e vetme është që populli ta hedhë në Lanë.

Berisha: Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij Olsin gënjeu, u bë dhe kryeksperti i zërit dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar.

Sot ky faqezi për ti shpëtuar kësaj ka ndërmarrrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë autentike.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët që ky i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt, më i shpërfytyruar ta krehin nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin.