Djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës është cilësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë si një veprim i gabuar.Në një prononcim për “Deutche Ëeille”, Ministria e Jashtme thekson se vendi ku duhet të zgjidhen konfliktet politike është Parlamenti dhe se po ndjekin nga afër situatën në Tiranë.
“Platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është Parlamenti. Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi.
Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.Ndërkohë edhe një ditë më parë faktori ndërkombëtare reagoi për djegien e mandateve nga deputetët opozitarë dhe e quajti “një lloj prishjeje kontrate”.
Ndërkombëtarët vendimin e cilësojnë si heqje dorë nga përgjegjësia, ndërsa këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës dhe që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik.