Vllaznia fitoi 1-0 ndeshjen e katërt në Kategorinë e Parë ndaj Besëlidhjes duke udhëhequr e vetme me 12 pikë kampionatin.

Është sërish braziliani Zhunjor i cili i dha fitoren kuqebluve me një gol të shënuar me kokë nga ana e tij. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Hasan Lika tha se pavarësisht kësaj ecurie pozitive deri tani skuadra ka ende shumë punë për të bërë.

Trajneri i Besëlidhjes Ndriçim Kashami u shpreh se ekipi i tij nuk u shfaq në fushën e lojës ashtu siç duhet për të përballuar një skuadër si Vllaznia.

Vllaznia në këto katër javë ka patur ndeshje të vështira me skuadra si Korabi, Burreli, Dinamo apo sëfundmi Besëlidhja duke i fituar të gjitha dhe duke qenë në rrugë të mbarë për objektivin që është dalja sërish në Superligë.