Betohen në Kuvend 7 deputetë nga radhët e kandidatëve në listat e PD-së dhe LSI-së që pranuan mandatin e deputetit. Policia merr masat, por Basha harron protestën në Ditën e Kuvendit. Ndodhet në Peshkopi për ecje dhe bashkëbisedim me qytetarët.

Lefter Maliqi mbajti fjalë në seancën e sotme plenare, në ditën kur u betua si deputet.

“Dua të them se është bërë lajm kur duartrokasin deputetët e Partisë Socialiste. Dua të jap edhe një reagim. Brenda dy muajve rreshti këtej nga opozita do të jetë plot. Mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë se ne. Demokratët mos të gënjehen më.

Gënjeshtar e këtij lidershipi me mandat të dhuruar. I jam mirënjohës atyre që më kanë mbështetur dhe Zotit që vendosa të plotësoj mandatin e dekriminalizimit. Unë zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar. Rasti im është krej ndryshe. I them të gjithë demokartëve mos të gënjehen më. Revolta popullore do të thotë të ngrihet populli.

Kriza qëndron te lidershipi. Nën këtë lidership PD pësoi disfatën më të madhe. Mandati im ka të bëj drejtpërdrejtë me kthimin e dinjitetit. Jemi më të mirë se pjesa më e madhe e atyre që ishin këtu”, u shpreh Maliqi.

Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Lefter Maliqi i qarkut të Beratit, në momentin kur u ngrit në këmbë për të bërë betimin, e shoqëroi këtë proces duke ngriturdy gishtat, simbolin e demokracisë që përfaqëson Partinë Demokratike.