Shembet një urë e zonës së Divjakës, e cila u mundëson më shumë se 2 mijë banorëve lidhje me qytetin e Divjakës dhe me rrugën nacionale. Shkak u bë një betoniere e cila nga pesha e rëndë dëmtoi strukturën e hekurit.

Për të shkuar në Divjakë u duhet të lënë makinat në anën tjetër.
Banorët kanë njoftuar bashkinë e Divjakës. Dhe sipas zyrtarëve të saj, po kërkohet një mënyrë për ta riparuar urën. Megjithatë këta fshatarë e kanë të vështirë të flasin.

Ura lidh 6 fshatra, pjesë e njësisë administrative Divjakë. Ajo u shërben 2 mijë banorëve dhe është e vetmja lidhje mes Tërbufit dhe Grabjanit, me rrugët nacionale të vendit.

Në vitin 2016 ishte Ministria e Mbrojtjes që u mundësoi banorëve këtë ure tip bejli. Për shkak se ishte shembur nga përmbytjet e lumit Shkumbin.

PUBLICITET