Një ekspozitë krejt ndryshe fokusuar tek librat erdhi në bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës. Kjo ekspozitë me libra u quajt “Pasuri Bibliografike mbi Skenderbeun”.

Drejtori i bibliotekës së qytetit Gjovalin Çuni shprehet se kjo ekspoze sjell të gjithë fondin me libra kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Kjo ekspozitë ka një të veçantë sepse për herë të parë sjell disa dorëshkrime të papublikuara asnjëherë më parë.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tregon rëndësinë e kësaj ekspozite.

Ekspozita “Pasuri Bibliografike mbi Skenderbeun” do vijojë të jetë e hapur gjatë javës ndërsa erdhi në kuadër të 550 vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Skenderbeut.