Biblioteka ‘’Marin Barleti’’ ka qenë e hapur dhe funksionale gjatë gjithë stinës së verës duke i dhënë mundësi lexuesve të studijnë apo të huazojnë libra të ndryshëm.

Numri i librave të huazuar nuk ka pasur ndonjë rënie krahasur me pjesën tjetër të vitit. Përveç anëtarëve të rrëgullt të bibliotekës, kjo e fundit është vizituar edhe nga student që studiojnë jashtë dhe turistëtë të ndryshëm. Fondi i bibliotekës pasurohet vazhdimisht me literaturë të re.

Sipas drejtorit të bibliotekës Gjovalin Çunit gjatë stinës së veres vihet re një ndryshim në drejtimin e leximeve.

Çuni tha se të rinjët, e në veçanti vajzat, janë të interesuar për literaturën e re artistike.Gjatë verës studentëtqë jetojnë jashtë kanë përdorur biblotekën për të bërë studime të ndryshme.Biblioteka ‘’Marin Barleti’’ është e hapur dhe gatshme çdo ditë, për t’i ofruar lexuesve librat që dëshirojnë.