Një 66-vjeçar është aksidentuar në Durrës, pasi ka rënë ashensori, ku ai ndodhej.

Pas ndihmës mjekësore, i moshuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14. 07. 2018, në lagjen nr. 12, pasi është ndërprerë energjia elektrike, ka rënë në gjendje të lirë nga një lartësi një kat, ashensori i pallatit ku për pasojë është dëmtuar shtetasi B. S., vjeç 66, banues në Durrës,

i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.