Numri i nxënësve që kanë ndjekur arsimin professional përgjatë këtij viti shkollor në shkollën industriale “Arben Broci” të qytetit të Shkodrës ka një rënie prej 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Por sipas drejtorit të shkollës Zamir Laçej kjo rënie është për shkak të politikave që po ndjek arsimi professional . Ndërkohë vetëm në vitin e parë janë regjistruar në total 240 nxnës, një numër ky mjaft i kënaqshëm.

Një ndër degët ku numri është rritur ndjeshëm është ajo e shërbimit të mjeteve të transportit.

Aktuialisht në shkollën industriale “Arben Broci” studiojnë 740 nxënës.
Kjo është një ndër shkollat më të mira profesionale në Shqipëri.

E pajisur me një teknologji të përparuar për praktikën. Ndërkohë, bashkëpunimi me ndërmarrjet e ndryshme për praktikën profesionale të nxënësve ka qenë mjaft e frytshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKSION KUNDËR PESHKATARËVE TË PALIGJSHËM
Artikulli tjetërFEDERATA E PYJEVE E FOKUSUAR NË ANË TË MALIT