Një 38-vjecar ka humbur jetën në banesën e tij pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth 1:00 në lagjen ‘Ujë i ftohtë’ të qytetit të Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi i ndjeri F.L ka ndërhyrë në kabull elektrik. Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.