Një 42-vjerçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur në Mëzes rreth orës 14:10, ku shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:Më datë 05.09.2018, rreth orës 14:10, në Fushë Mëzez, shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin,

ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.