Një 34-vjeçar ka rënë nga pema, ndërsa ka përfunduar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ndërsa mësohet se i plagosuri është nga Librazhdi.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 01. 11. 2018, në fshatin Shënvasil, ka rënë nga pema shtetasi Sh. M., vjeç 34, banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për ngjarje aksidentale.