Numri i shtetasve shqiptar që jetojnë në shtete e tjera të cilët i drejtoheshin zyrave të postës për të blerë kupona për aplikimet e pasaportave biometrike ka rënë ndjeshëm.

Një gjë të tillë e thotë shefja e degës së postës së Shkodrës Lindita Shiroka. Krahasuar me vitet e mëparshme numri i atyre që kërkojnë kupona për pasaporta ka rënë ndjeshëm kjo për shkak se një pjesë e madhe janë paisur me mjetet e identifikimit. Aktualisht ka një fluks normal në zyrat e postës në Shkodër. Gjatë sezonit turistik kur ka një fluks më të madh për kuponat për aplikim pasaportesh mendohet se dega e Shkodrës ka shitur rreth 15 mijë të tillë.

Artikulli paraprakFINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI I KODUAR “PISHA E ZEZË”
Artikulli tjetërTRE TËRMETE TË FORTA, TRONDISIN ITALINË