Ka patur një ulje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Shkodër. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vetëm një rast të ri pozitiv, shtatë më pak se në raportimin e fundit.

Ndërkohë, raste aktive janë 296 persona, prej të cilëve 13 janë të shtruar në spitalet COVID dhe 283 vijojnë të qëndrojnë në banesa. Gjendja e tyre shëndetësore është më e qëndrushme dhe vazhdimisht ndiqen nga mjekët e familjes nëse kanë ndërlikime të gjendjes së tyre.

Fatmirësisht vijon të ketë një rritje të numrit të të rikuperuarve nga ky infeksion. Edhe një tjetër person është shëruar nga koronavirusi duke e rritur numrin në total në 433 persona. Që prej fillimit të përhapjes së pandemisë në nivel qarku janë testuar 4459 persona për COVID-19 ku vetëm 765 kanë rezultuar pozitiv. Shkodra viojn të renditet qarku I tretë për nga pasojat të cilat po lë përhapja e pandemisë COVID-19.