Furtuna dhe shiu që ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme nuk kanë kaluar pa pasoja.
Por fatmirësisht pasojat kanë qenë minimale .

Një skelë ndërtimi është shembur në Rrugën “Ibrahim Rrugova” në Tiranë, prapa Akademisë së Arteve.

Moti i keq që ka përfshirë zonën me sa duket ka shkaktuar rënien e skelës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Punëtorët po punojnë për të zhbllokuar rrugën automobilistike.

Skela ishte vendosur në një zonë të Tiranës, përballë Akademisë së Arteve është rrëzuar.
Fatmirësisht në momentet e rrëzimit të skelës nuk ka pasur kalimtarë apo makina, që mund të kishte pasoja të rënda.Skela ka rënë në rrugë, duke e bllokuar lëvizjen e saj.

Artikulli paraprakVETËVARET NË KASOLLEN E BAGËTIVE, E GJEJNË FAMILJARËT TË PAJETË
Artikulli tjetërU FUT PËR T’U LARË, MBYTET 46-VJEÇARI, RRJEDHA E UJIT MERR TRUPIN