Ekonomia shqiptare rrezikon të bjerë në stanjacion si pasojë e uljes së investimeve se vazhdueshme te investimeve.Të dhënat tregojnë se për 7 mujorin e parë të këtij viti janë realizuar 20% me pak se plani, nderkohe qeveria pertej moerealizimit, parashikon edhe ulje ne zerin e investimeve gjate tre viteve ne vazhdim. Rritja ekonomike gjatë viti 2015 vihet në pikpyetje nga realizimi i investimeve.

Sipas të dhënave të ministrisë së Financave për 7-mujorin e parë të këtij viti edhe pse fondi i vënë në dispozicion për investime ka qenë i ulet ai nuk eshte realziuar 100%. Nga 30 miliardë lekë u realizuan vetëm 24.5 miliard. Por shifra e investimeve do te jete e ulet edhe per vitet ne vijim pasi e në programin e saj afatmesëm 2016-2018 parashikon më pak para ne kete ze në krahasim me planin e fillimit të këtij viti.Kështu sipas zërave investimet publike jane shkurtuar me 9 perqind per 2016 dhe plot 35 periqnd per 2018.Mos realizimi i investimeve është një problem që përsëritet për të dytin vit radhazi ndërkohë që vitin e kaluar gjithçka u justifikua me miratimin e buxhetit me vonesë si dhe procedurave tadministrative. Ekonomia shqiptare po përballet me një sërë vështirësish kohët e fundit dhe mosrealizimit të investimeve qeveritare i bashkangjittet edhe fakti i uljes së investimeve të huaja gjatë viteve të fundit. Ulja e shpenzimeve pas rishikimit të buxhetit për këtë vit prek investime në rrugë, ujësjellës, kanalizime me rreth 65 milionë dollarë. Edhe pse është përcaktuar si një sektor mjaft i rëndësishëm për rritjen ekonomike edhe në sektorin bujqësor investimet janë shkurtuar me 1 miliard lekë, gjate rishikimit te buxhetit.