Dy aksidente në punë, janë regjistruar në kohë e vende të ndryshme në 24 orët e fundit.
Në të dy raste, në Lushnjë dhe Kukës, kanë qenë dy burra, që kanë rënë nga lartësitë dhe pas ndihmës mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 11. 09. 2018, në lagjen “Loni Dhamo” Lushnjë, shtetasi B. K., vjeç 46, banues në Lushnjë, duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i pallatit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 11. 09. 2018, është paraqitur në urgjencën e spitalit Kukës, shtetasi H. I., 43 vjeç, banues në Kosovë, i cili duke punuar, është rrëzuar dhe dëmtuar. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakGJENDET I VARUR NË PEMË NJË 24-VJEÇAR
Artikulli tjetërOPOZITA BOJKOTON SËRISH SEANCËN, MBLEDH ‘KUVENDIN’ NË DURRËS, JA ÇFARË PRITET TË NDODHË