RËNIA E XHAMAVE QË BIEN NGA LARTËSITË E NJË PALLATI NË AFËRSI TË PEDONALES “KOL IDROMENO” ËSHTË KTHYER NË FRIKË TË MADHE PËR QYTETARËT. MESDITEN E SOTME NJË XHAM ËSHTË SHKËPUTUR NGA NDËRTESA KA RREZIKUAR KALIMTARËT E RASTIT.

SITUATA PARAQITET MJAFT E RËNDË KUR MENDON SE ZONA NË FJALË ËSHTË ME DENDËSI TË LARTË LËVIZJE DHE KY NUK ËSHTË RASTI I PARË QË XHAMAT SHKËPUTEN NGA KJO NDËRTESË.

DISA HERË ËSHTË NGRITUR KY SHQETËSIM I RËNIES SË XHAMAVE NGA LARTËSIA POR DERI MË TANI ASNJË PREJ INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE NUK KA NDËRHYRË PËR TË MARRË MASAT E DUHURA.