Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.416 nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7,191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,824.

Ndërkohë, IKSHPK në vazhdimësi ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Po ashtu, ka theksuar se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

IKSHPK kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe maskat, t’i lajnë duart disa herë në ditë nga 20-30 sekonda.