Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e saj të fundit bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 151 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, edhe sot, njësoj si një ditë më parë, numri i të shërurave është shumë i ulët krahasuar me të rasteve në 24 orë. Doktoreshë Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se kanë fituar betejën me COVID-in 45 qytetarë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në hyrje të këtij komunikimi iu bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e këtij infeksioni të rrezikshëm.

“Ruani distancimin social; Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distance; Kujdesuni për higjienën e duarve dhe atë respiratore; Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19”, është apeli i Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,
14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,
8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,
5 raste në Krujë, Mirditë,
4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,
2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,
1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale   70410
Raste pozitive  10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive  4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2148
Durrës  483
Shkodër  334
Lezhë 232
Elbasan  184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë  138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër  37
Dibër 31