Veprimi i ligjit të Vetingut konfirmon se jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë janë të korruptuar.

Komisionet e Vetingut kanë identifikuar deri më tani tre kategori në drejtësisë shqiptare: Prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, të cilët do të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, subjektet e korruptuara dhe të inkriminuara, që janë shkarkuar nga detyra si dhe një grup tjetër me gjyqtarë dhe prokurorë,

të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni bazë i Vetingut, por Komisioneri Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon largimin e tyre nga drejtësia.

Fati i grupit të tretë prej 13 subjektesh, në të cilin bëjnë pjesë edhe kryetari i Gjykatë së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në grupin e subjekteve në provë bëjnë pjesë edhe gjyqtarët Artur Malaj, Gentian Medja, Nertina Kosova, Astrit Faqolli, Alma Brati, anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj si dhe prokurorët Gentian Osmani, Besnik Muçi, Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj.

Ndërkaq, organet e Vetingut kanë certifikuar deri më sot 21 gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm, për të cilët nuk ka asnjë ankesë në Kolegjin e Apelimit, çka do të thotë se ata do të jenë përfundimisht pjesë e drejtësisë së re.

Pjesë e kësaj liste janë 10 gra dhe 11 burra. Subjektet në fjalë kanë kaluar me sukses testin e ligjshmërisë së pasurive, pastërtisë së figurë dhe aftësive profesionale, ndërsa ONM dhe Komisioneri Publik nuk ka shprehur asnjë pretendim sa i takon vendimit për t’u dhënë besimin për të shërbyer në drejtësisë e re.

Pjesë e kësaj liste janë gjyqtarët Brunilda Kadi, Brikena Ukperaj, Marçela Shehu, Manjola Xhaxho, Enton Dhimitri, Dritan Hallunaj, Medi Bici, Ardian Dvorani dhe Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë, si dhe prokurorët Bujar Sheshi, Arta Marku, Anila Leka, Fatjona Memçaj, Sokol Stojani, Kostaq Beluri, Vate Staka dhe Dritan Prençi.

Të shkarkuarit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë deri më sot nga detyra 29 prokurorë dhe gjyqtarë për mosjustifikim të pasurisë, lidhjet me krimin dhe për paaftësi profesionale. Të shkarkuarit kanë ankimuar vendimet e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Kolegji i Apelimit deri më sot nuk ka rrëzuar asnjë vendim të KPK për shkarkim nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndonëse shumica e vendimeve të KPK janë në proces shqyrtimi në Kolegj.

Kolegji i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimet e KPK, duke shkarkuar përfundimisht nga detyra subjektet anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, anëtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, anëtarin e Kushtetues Fatmir Hoxha, anëtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, gjyqtarin Besim Tezhnjeva, prokurorin Luan Kaloçi dhe prokuroren Besa Nikëhasani.

 

Artikulli paraprakKANABIS BRENDA X5-ËS, ARRESTOHEN TRE TË RINJ NË SEKUESTROHEN 2 MAKINA DHE 5 CELULARË
Artikulli tjetërPËRUROHEN SHTATORET E 3 LIDERËVE HISTORIKË, META E RAMA NË PRIZREN