Institucionet e Vettingut në një vit kalendarik kaluan në filtra 76 gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

Më shumë se gjysma e tyre afro 40 subjekte, u shkarkuan nga KPK dhe KPA ndërsa disa prej tyre dhanë dorëheqiet si rasti i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.


Ndër vendimeve të argumentuara në shkarkimet e bëra ishte mosjustifikimi pasurisë, kontaktet e papërshtatshme me botën e krimit si dhe ana profesionale. Një prej gjykatave që u boshatis nga Vettingu është Gjykata Kushtetuese nga e cila u larguan plot katër anëtarë që nga kreu i kësaj gjykate Bashkim Dedja e tre anëtarët Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari dhe Altina Xhoxhaj.

Ndërsa anëtari tjetër i kushtetueses, Besnik Imeri dha dorëheqjen përpasa nisjes së procesit të Vettingut.


Një figurë e lartë e gjyqësorit që pret vendimin e KPA është Xhezair Zaganjori kreu i Gjykatës së Lartë, Edmond Ismalaj anëtar i Gjykatës së Lartë dhe gjyqtari Artur Malaj aktualisht kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.


Procesi i Vettingut ka përfunduar dhe në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg aty ku ankimimet i ka paraqitur ish-prokurorja Rovena Gashi dhe ish gjyqtari Fatos Lulo, ankimime për të cilat ende nuk ka një vendim.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar
Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar

Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

Agron Valva, kryetar i Gjykatës Berat
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Korçës
Izet Kadana, Kryetar i Gjykatës së Pukës

Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative e Shkodrës
Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë e Durrësit
Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme

Artor Ylli, ndihmës ligjor – i shkarkuar

Adriatik Llalla – jashtë sistemit

Besnik Imeraj – jashtë sistemit

Mirela Fana – jashtë sistemit

Erind Basha, ndihmës ligjor – jashtë sistemit

PUBLICITET