Edicioni i 23-të i konkuresit “Bilbilat e Vegjel të Shkodrës Këndojnë” ka arritur tashmë në fazën finale të tij. Kanë mbaruar pesë faza dhe jemi në faktin e kryer të dhjetra talenteve të vegjël që do të ngjiten në skenë për të performuar.

Organizatori Kujtim Alija shprehet se edhe këtë viti si gjithmonë talentet janë të mëdha, përderisa janë të ndara në tre grupe të ndryshme, një provë që sjell padyshim potencialin e madh të lëtyre artistëve të vegjël.

“Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” është një produksion që organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve. Pre 23 vitesh është kthyer në një prej ngjarjeve artistike kryesore për fëmijët në Shkodër.

Nga ky konkurs kanë dal një numër i madh talentesh, të cilët kanë krijuar karrierë të admirueshme në vijim. Talentet e “Bilibilave” kanë qenë një ogur i mirë për Shkodrën dhe përfaqësimin në strukturat më të mira artistike edhe në qytete të tjera.

 

Artikulli paraprakDSHP, FOKUSI NË PËRMIRËSIMIN SHËNDETËSOR
Artikulli tjetërLSI-së I IKIN EDHE 3 KËSHILLTARË NË LEZHË