“Bilbilfryrësit” në shtet, ngrihet struktura për zbatimin e ligjit. Qeveria ka miratuar strukturën për zbatimin e ligjit për “Sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” në administratën publike.

Ligji synon mbrojtjen e sinjalizuesve, të punonjësve që spiunojnë shefat e korruptuar, qoftë në shtet apo privat. Me vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave, i hapet rrugë zbatimit të ligjit fillimisht nga zyrat shtetërore, ndërsa në subjektet private është caktuar vera e vitit të ardhshëm. Sipas VKM-së, struktura përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në autoritetet publike me mbi 80 të punësuar përbëhet nga dy nëpunës/punonjës. “Njësia përgjegjëse në autoritetet publike është drejtuesi i strukturës së auditimit të brendshëm dhe një nëpunës/punonjës i saj. Në mungesë të tyre, kjo njësi përbëhet nga dy nëpunës/punonjës të njësisë së auditimit të brendshëm”, thuhet në VKM. Caktimi si nëpunës/punonjës i njësisë përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në autoritetin publik, krahas detyrave dhe funksioneve të pozicionit të punës, sipas aktit të emërimit, është pa afat dhe përfundon me mbarimin e marrëdhënieve në atë pozicion pune.

Artikulli paraprakBOJKOTI I TIFOZEVE,FSHF:KEQARDHJE PER SJELLJEN E POLICISE,RIKTHEHUNI!
Artikulli tjetërKE PROPOZON KONTROLLE SHTESE:5 EURO PER TE HYRE NE SHENGEN